“Polonia nuk shkëlqeu sepse i bllokuam ne”, Silvinjo “qan” rastin e Uzunit: Në qoftë se do të kishte shënuar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 0:18

“Polonia nuk shkëlqeu sepse i bllokuam ne”, Silvinjo “qan” rastin e Uzunit: Në qoftë se do të kishte shënuar…

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, debutoi me humbje në transfertë ndaj Polonisë. Pavarësisht disfatës 1-0, kuqezinjtë zhvilluar një paraqitje dinjitozë duke ngjallur shpresë për duelet e ardhshme. Në prononcimin e dhënë pas duelit të sotëm për mikrofonin e “TV KLAN”, braziliani ndër të tjera deklaroi:

Silvinjo

“Në këtë pikëpamje, të punës që është bërë, lojtarët kanë kuptuar shumë mirë idenë dhe filozofinë time të futbollit. Ndryshova modulin, nuk është  e lehtë. Jam i kënaqur, ekipi mu përgjigj shumë mirë. Ekipi tregoi shpirtin dhe zemrën në fushë, kundër një rivali shumë të fortë. Ishim në lojë deri në fund. Kishim shansin për të barazuar. Në qoftë se Uzuni do ta kishte bërë atë gol do të ishte rezultati më i drejtë, por futbolli kështu e ka.

Nëse flasim në këtë moment, një miqësore do na kishte bërë edhe më mirë. Bëmë 6 ditë përgatitje me ekipin për t’u njohur. Kemi punuar mirë, jemi njohur me njëri-tjetrin ato ditë që jemi përgatitur. Kushtet kanë qenë shumë të mira. Ekipi i ka pasur kushtet shumë të mira për të punuar. Për 6 ditë kishim kohë të mjaftueshëm për tu përgatitur. Është grup i vështirë dhe i ekuilibruar. Ne do të provojmë shanset tona.

Prisnim që Polonia të kishte një ndryshim të skemës, që ndodhi në fund. Zielinksi mund të luante si fantazist. E njohim shumë mirë Santos, Zielinski ishte më se shumti pjesë e mesfushës. Ata nuk bënë më shumë dhe nuk shkëlqyen, sepse ne nuk iu lamë hapësira. E kemi markuar shumë mirë Zielinskin me Ramadanin dhe Asllanin. Nuk u duk që ata luajtën më mirë se ne nuk iu lamë hapësira dhe bëmë një paraqitje të denjë”, u shpreh Silvinjo.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"