Polici që i anuloi 3 gola Moratës rikthehet në skenë, ja arbitri i Sevilja-Juventus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2023 | 16:52

Polici që i anuloi 3 gola Moratës rikthehet në skenë, ja arbitri i Sevilja-Juventus

Juventusi luan të enjten në transfertën delikate ndaj Sevijas, ku do të provojë që të arrijë në finalen e Ligës së Europës. Barazimi në ndeshjen e parë 1-1, ka lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit dhe në Spanjë do të vendoset gjithçka.

morata

UEFA ka përcaktuar edhe gjyqtarin për këtë takim dhe është vendosur që drejtësia të ndahet nga arbitri holandez Deni Makelie i cili është një emër i njohur shumë mirë nga bardhezinjtë.

Pak kohë më parë, gjyqtari holandez që punon edhe si polic ishte arbitër në ndeshjen Juventus-Barcelona, ku katalanasit fitonin 0-2 ndërsa Moratës i anuloheshin 3 gola për pozicion të parregullt. Një tjetër ndeshje është një barazim 2-2 në 2019 ndaj Atletiko Madrid.

Nga ana tjetër, Sevijan e ka gjykuar në finalen e Ligës së Europës në vitin 2020 kur spanjollët fitonin ndaj Interit 3-2. Ndërkohë, ai e ka gjykuar edhe në 3 përballje të tjera në Champions dhe spanjollët numërojnë 1 fitore ndaj Junajtidit, një barazim ndaj Liverpulit dhe një humbje ndaj Dortmundit.

ARBIËTR: Deni Makelie

ASISTENTË: Hesel Stegstra, Jan de Vries

VAR: Pol Van Boekel

AVAR: Rob Dieperink

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"