Pogradecit nuk i mjaftojnë 16 zëvendësime, një egjiptian i bashkohet Besës dhe shënon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2023 | 14:57

Pogradecit nuk i mjaftojnë 16 zëvendësime, një egjiptian i bashkohet Besës dhe shënon

Pogradeci “përmbytet” nga Besa. Miqësorja e luajtur dje është mbyllur në shifrat 1-2. Një ndeshje që u ka shërbyer dy trajnerëve për të bërë prova dhe sidomos Samuel Nikajt, që ka bërë 16 zëvendësime. Nëse lojën e nisi me formacionin tip, pjesën e dytë aktivizoi gjithkënd që kishte në stol. Si përforcim i ri ka ardhur Jorgo Qeleshi, ndërsa nigeriani Savio do të vëzhgohet për disa ditë. Kavajasit e nisën me një 11-she mikse, ndërsa në provë kishin edhe një egjiptian. Ishte ky i fundit që solli barazimin, ndërsa Spahiu fitoren.

POGRADECI BESA (1)

NDESHJA – Njëzetë minuta lojë shkojnë pa asnjë aksion konkret dhe pa ide. Loja ndizet pas këtij momenti, kur Pogradeci sulmon me Ivanin dhe Alillarin, por Sulejmani bën bllokadë dhe ruan portën e paprekur. Shfaqen edhe kavajasit me Purën, por goditja e tij lë për të dëshiruar. Në të 28-ën do të zhbllokoheshin shifrat. Rapo gjuan traversën dhe topi kthehet tek Alillari, që me një gjysmëroveshatë bën supergol. Sulmet dhe kundërsulmet vazhdojnë, por gola nuk ka dhe skuadrat shkojnë me shifrat 1-0 në pushim. Në minutat e para të së dytës është Besa që sulmon pak më shumë, por pa asnjë rast konkret.

Samuej Nikaj zëvendësoi plot 11 lojtarë dhe Pashja u mjaftua me 6 zëvendësime, duke ruajtur bazën. Trajneri i Besës nxjerr nga loja në fund të së parës Spahiun dhe e riaktivizon sërish, pasi u dëmtua Pengu. Në të 55-ën “gatuhet” barazimi. Një goditje brenda zonës dhe Ajazit me kokë ngec një top në zonë, që mendon Mohamed Ali që ta shtyjë në rrjetë. Pogradeci mundohet që të rigjejë avantazhin, por tentativat e Torollarit dhe Ivanit nuk nxjerrin gjë. Kavajasit kanë marrë kontrollin dhe në të 75- ën gjejnë golin e fitores. Është Spahiu nga e djathta që bën ç’të dojë për disa minuta dhe anësori Këndezi nuk e ndalon dot. Dhe kështu me sulme më të shumta nga kavajasit dhe dominim nga ana e tyre, mbyllet edhe kjo miqësore.

POGRADECI-BESA 1-2
GOLAT: Alillari 28’/ Ali 55′, Spahiu 75′

POGRADECI: Beqiri, Pura, Përe, P.Ivani, Rapo, Demaj, Nallbati, Myslimi, Shkulaku, Alillari, Topllari;
(U aktivizuan: Hysenllari, Torollari, Jahaj, Lipo, Pilinçi, Blacëri, Këndezi, Qeleshi, Baçi, Xh.Ivani, Grazhdani, Likollari, Bega, Veizi, Alinj, Savio).
Trajner: Samuel Nikaj

BESA: Sulejmani, Brener, Berisha, Kapo, Nurja, Osma, Puqja, Sulovari, Spahiu, Pengu, Mezani;
(U aktivizuan: Deliu, Lila, Bali, Ajazi, Mehmeti, Ali, Adhjari).
Trajner: Lorenc Pashja

GJYQTAR: E.Demiraj (Pogradec)

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"