Pogradeci / Tako: Prodhojmë lojë e raste, mos na gjykoni nga renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2021 | 19:53

Pogradeci / Tako: Prodhojmë lojë e raste, mos na gjykoni nga renditja

Vetëm një fitore, tri barazime dhe po kaq humbje e kanë degdisur Pogradecin në vendin e 12-të. Në pamje të parë, duket sikur ekipi ka humbur shkëlqimin e tij, por mbrojtësi Anesti Tako mendon ndryshe. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai analizon atë që nuk ka shkuar si duhet në këto 7 javë.

pogradeci tirana

“Mos na gjykoni nga renditja. Vërtet na mungojnë pikët, por jo loja që kemi zhvilluar në këndvështrimin tim. Por, na gëzon fakti se jemi një ekip që prodhojmë lojë. Nuk kemi pasur as fat. Na kanë munduar shumë mungesat dhe kjo është një arsye më shumë, edhe për atë që na mungojnë pikët. Në këto shtatë javë, nuk kemi qenë asnjëherë me një grup të plotë. Shpresojmë të mos vuajmë më nga mungesat, por ka shumë mundësi që edhe në ndeshjen e radhës të kemi mungesa për shkak të dëmtimeve”, tha fillimisht 22-vjçari.

Listës së të dëmtuarve i janë shtuar Liçkollari dhe Shkullaku, dy pika referuese të mesfushës, për të shtuar edhe Alillarin. “Këtë të diel shkojmë në Burrel. Ndeshje e vështirë. ashtu si të gjithë të tjerat. Të tre rezultatet janë në fushën e lojës dhe uroj e shpresoj që këtë herë fati të jetë me ne”, përfundoi tako. Nga stërvitjet e ditëve të fundit dhe ajo që provoi në Kupë, është krijuar përshtypja që Ardjan Abazaj do të aktivizojë disa futbollistë të rinj. Trajneri u ka dhënë besim dhe do të bëjë të njëjtën gjë edhe nëse të dëmtuarit nuk rikuperohen.

ROMEO XINXIFI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"