Pogradeci shton radhët në stërvitje, por mungojnë firmat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2022 | 22:29

Pogradeci shton radhët në stërvitje, por mungojnë firmat

Edhe pse pa dy lojtarë cilësorë në përbërje, si Shyti dhe Hasanbelli, të larguar tek Egnatia, dita e tretë e stërvitjes për pogradecarët ka nisur më së miri. Batutat nga trajneri Abazaj, por edhe portieri Berberi e sulmuesi Alillari nuk kanë munguar.

Pogradeci

Harmonia ka shoqëruar seancën, ku përveç sulmuesit Pengu të rikthyer nga Portugalia, në stërvitje dje me skuadrën ka dalë edhe futbollisti i Tirana U-21, E. Brahja. Ky i fundit i është nënshtruar provës me skuadrën e Pogradecit dhe nëse e bind stafin teknik, atëherë do të jetë pjesë e ekipit për fazën e dytë të kampionatit. Me ekipin po stërvitet edhe Marin Abazaj i larguar nga Dinamoja në merkaton e janarit, por në drejtim nuk mungojnë ofertat edhe nga Superiorja.

Kështu, nuk dihet nëse Abazaj do të rikthehet dhe do të lidhë një kontratë me skuadrën e vendlindjes.

Burimet nga klubi bëjnë me dije se këto ditë do të vijë si afrim i dytë një mesfushor me eksperiencë nga një klub i Kategorisë së Parë, por që ka luajtur dikur në Superiore, por edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Emri i tij ende nuk është bërë i ditur.

Ka kontakte të shumta mes trajnerit Abazaj dhe ndihmësit të tij Muska me futbollistë që kanë shprehur dëshirën për të veshur fanellën e liqenorëve, por problem i vetëm është ndërprerja me konsensus e këtyre lojtarëve me ekipet pjesë e të cilëve janë.

REDI DANDALLAKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"