Pogradeci në kërkim të revanshit, trajneri Nikaj: S’më penalizojnë dënimet, kam stol cilësor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2023 | 17:02

Pogradeci në kërkim të revanshit, trajneri Nikaj: S’më penalizojnë dënimet, kam stol cilësor

Pogradeci kthehet në shtëpi pas afro një muaji. “Turi” në transferta mbaroi dhe sot presin në “Gjorgji Kyçyku” Maliqin. Trajneri Samuel Nikaj pret vetëm fitoren, ndërsa për “Panorama Sport” komenton edhe vendimet e Disiplinës.

NIKAJ

“Maliqi ka një skuadër të mirë dhe bën lojë cilësore. Për këtë e vlerësojmë, por ne kemi synime më madhore dhe me çdo kusht do të arrijmë fitoren, pasi kemi potencial të madh. Kemi vërtetë mungesa, por të mos harrojmë që kemi edhe zëvendësues shumë të denjë. Kemi kohë që kemi ndërtuar një skuadër me 20 lojtarë të të njëjtit nivel.

Skema që do të ndërtojmë nuk është problem. Ashtu si edhe rezultati i rivalëve direktë. Ne do të shikojmë gjithmonë ndeshjet tona. Nëse Devolli ndal Elbasanin? Devolli ka lojtarë cilësorë, ka potencial dhe me meritë është në vend të tretë. Të shohim, mendoj se Devolli do t’i tregojë cilësitë në atë ndeshje”.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"