Postuar: Tetor 1, 2023 | 12:43
Pogradeci në kërkim të një tjetër fitoreje, trajneri Nikaj: Nuk falim pikë ndaj Shkumbinit
Pogradeci nuk ka në plan të ndalet. Pasi mundën Këlcyrën, shohin fitoren edhe me Shkumbinin.
Këtë e thotë edhe Samuel Nikaj për “Panorama Sport”: “Të dielën luajmë në Peqin, ndaj një kundërshtari që ka traditë dhe me pretendime. Ne do të bëjmë maksimumin për të dalë me 3 pikë nga kjo transfertë. Me Këlcyrën fituam vërtet 3-1, por nuk luajtëm siç e kishim planifikuar. E megjithatë, rendësi ka që të mos falim pikët. Loja, pak rëndësi ka”.
REDI DANDALLAKU-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"