Pogradeci kërkon fitoren e parë, Muskaj “presion” Bylisit: Përballemi si të barabartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2021 | 13:16

Pogradeci kërkon fitoren e parë, Muskaj “presion” Bylisit: Përballemi si të barabartë

Pogradeci kërkon fitoren e parë, ndonëse përballë kanë kryesuesit e Kategorisë së Parë. Gentjan Muskaj është i bindur se skuadra do të shpërblehet, pas lojës së bukur. Zv.trajneri edhe këtë ndeshje do të jetë në drejtim, pasi Ardjan Abazaj është dënuar me 8 javë. Ai e ka të qartë se do të jetë “malore”, gjë që e pohon edhe për “Panorama Sport”.

Pogradeci

Edhe pse u tha se grupi është i potë, dilema ka ende. “Do të jetë edhe e bukur dhe shumë e luftuar, pasi përballen dy ekipe të barabarta. Pavarësisht faktit se kemi diferenca në pikë, do të fitojmë.

Kjo nuk është një dëshirë, pasi mundësitë i kemi. Duke parë lojën e prodhuar në dy javët e fundit, mendoj se do të shpërblehemi me pikë. Kemi vetëm dy pikë, megjithatë nuk tregojnë asgjë për ne. Kemi dhënë shumë më shumë në fushë dhe me Bylisin mendoj se do të shpërblemi.

Rikthimet? Do të presim deri në momentet e fundit për të vendosur. Disa futbollistë janë duke kaluar një gjendje gripale dhe nuk jemi të sigurt sa minuta lojë mund të përballojnë. Gjithsesi, kam bindjen se do jemi të plotë”, përfundoi numri dy i stolit. Një mungesë e sigurt është në fakt dhe bëhet fjalë për Klejdi Ballën. Sulmuesi ka ikur për arsye personale jashtë vendit dhe kjo konfirmohet nga klubi.

ROMEO XINXIFI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"