Pogradeci binjakëzim në kryeqytet, marrëveshje me Partizanin dhe Dinamon për huazime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2023 | 16:58

Pogradeci binjakëzim në kryeqytet, marrëveshje me Partizanin dhe Dinamon për huazime

Qyteti i Pogradecit është shndërruar në një nga destinacionet e preferuara të ekipeve shqiptare për të kryer fazën përgatitore, për shkak të klimës së favorshme që ka në stinën e verës. Ndërkohë, së fundmi, bashkia e qytetit liqenor ka bërë një marrëveshje binjakëzimi me dy nga klubet e elitës së futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për Partizanin dhe Dinamon.

POGRADECI

Këtë gjë e ka zbuluar vetë bashkia nëpërmjet një shkrese zyrtare ku tregohet se skuadra e Pogradecit, që këtë sezon militon në Kategorinë e Dytë, ka të drejtë që fazën dimërore ta zhvillojë pa pagesë në njërën prej fushave të ambienteve sportive të Partizanit dhe Dinamos.

Gjithashtu liqenorët mund të huazojnë lojtarë në merkaton e dimrit, nga radhët e Partizanit dhe Dinamos. Kjo marrëveshje binjakëzimi është e vlefshme për sezonin e ri.

AFRIMET- Shtohen radhët në stërvitje te liqenorët në këto ditë gushti, ku të mërkurën janë bashkuar me grupin aktual në stërvitje edhe tre lojtarë të tjerë nga qarku. Ata janë mbrojtësi Mateo Përe dhe mesfushori Fabjan Nallbati, të dy ish-lojtarë të Devollit sezonin e kaluar, përkatësisht 29 dhe 28 vjeç.

I treti është Xhoni Ivani i ardhur nga skuadra e Maliqit, mesfushor me tipare sulmuese, 24 vjeç. Xhoni Ivani në Pogradec do të gjejë edhe vëllain e madh Paolon. Nga klubi vjen konfirmimi se të tre lojtarët kanë rënë dakord edhe për anën financiare dhe pritet të nënshkruajnë e të jenë pjesë e sezonit të ri.

Duhet theksuar se mbrojtja në ekip ka filluar të mbipopullohet dhe për momentin janë 10 mbrojtës duke përfshirë edhe dy të rinjtë Veizi e Lipo.

Pa harruar përveç dy prurjeve të reja si Përe që ka rënë dakord dhe braziliani Zhoao që pëlqehet nga stafi, përfshirë këtu Hysenllarin me eksperiencën e madhe, i cili ka vite që ruan prapavijën pogradecare dhe veteranin Pura.

Ndërsa Xhoni Ivani pritet t’i shërbejë fazës së sulmit si një mesfushor me tipare sulmuese ku atje në atë vijë janë larguar emra si Henrike, Hyzellari e Shyti. Sot është programuar edhe një ndeshje miqësore me Flamurtarin në Pogradec.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"