Pogradeci bëhet gati për Erzenin, trajneri Abazaj: Mos t’i mbivlerësojmë kundërshtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2022 | 13:33

Pogradeci bëhet gati për Erzenin, trajneri Abazaj: Mos t’i mbivlerësojmë kundërshtarët

Pogradeci është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve dhe është thuajse gati për Erzenin, kundërshtarin e javës së 21-të. E presin në “Gjorgji Kyçyku” dhe në momentin më të mirë.

pogradeci

Fitorja e fundit i ka larguar nga zona e rrezikut dhe ngërçi psikologjik i përket së shkuarës.

Kështu mendon edhe trajneri Ardjan Abazaj, që për gazetën tha: “Fitorja me Butrintin na ka shtuar moralin dhe besimin. Bëmë gabime, por erdhën prej presionit të pikëve. Tani fokusi është tek Erzeni, një kundërshtar që ka marrë vlerësimin e duhur. Vend për mbivlerësim nuk ka ama, pasi i njohim cilësitë dhe mundësitë tona. Për këtë ndeshje i gjithë kontigjenti është i gatshëm, ndaj do hyjmë në fushë për të marrë pikët dhe festuar me tifozët”.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"