Poçetino i ka ditët e numëruara te Çelsi, lojtarët “shkarkojnë” trajnerin argjentinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 16:05

Poçetino i ka ditët e numëruara te Çelsi, lojtarët “shkarkojnë” trajnerin argjentinas

Pavarësisht besimit të treguar te Pocetino, Çelsi mund të ndryshojë sërish trajner në fund të sezonit dhe kjo është përforcuar shumë së fundmi në mediat britanike.

pocetino

Sipas “HITC Football”, disa lojtarë të bluve u kanë kërkuar pronarëve të largojnë trajnerin argjentinas, në të kundërt do të shtynin që ai të largohej. Një presion që tregon se futbollistët blu nuk janë të kënaqur nga mënyra se si drejton ai skuadrën.

Pavarësisht se emrat e lojtarëve nuk janë bërë të ditur, fakt është se Pocetino është i rrezikuar. Në fakt, te Çelsi janë të gjithë të rrezikuar, me klubin londinez që pritet të bëjë një tjetër revolucion në verë, duke parë se nuk arrin të luajë në kompeticionet evropiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"