“Po vijnë peshkaqenët e dështuar”, sulm direkt i Murinjos ndaj Barçës e Juves që zhgënjyen në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2022 | 19:38

“Po vijnë peshkaqenët e dështuar”, sulm direkt i Murinjos ndaj Barçës e Juves që zhgënjyen në Ligën e Kampioneve

Liga e Europës në këtë vit do të kthehet në një turne shumë të ndjekur nëse sipas situatës aktuale të grupeve, aty do të përfundojnë Barcelona, Juventusi, Milani, Sevilja, Ajaksi apo Atletiko Madrid. Një situatë që nuk i pëlqen edhe aq Zhoze Murinjos i cili me Romën e tij shpreson që të ecë sa më shumë në këtë turne.

murinjo - air albania

Skuadrat që dalin të tretat në Ligën e Kampioneve luajnë në një play-off me skuadrat që dalin të dytat në grupet e Ligës së Europës dhe Roma mund të përballet me një prej këtyre ekipeve të cilat padyshim marrin menjëherë rolin e favoritëve, siç ka pranuar edhe vetë Murinjo me një sulm të hapur ndaj skemës së UEFA-s që kishte krijuar këtë çudi.

“Pas pak do të mbërrijnë të gjithë peshkaqenët që kanë dështuar në Ligën e Kampioneve. atyre do t’u duket diçka e madhe pasi në atë pikë do të kthehen në favoritët e turneut. Sipas meje, nuk duhet të kthehen në lojë në Ligën e Europës, por ky është realiteti”, ishin thumbimet e tij ndaj skuadrave që pritet të vijën nga turneu më i rëndësishëm për klube në Europë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"