Po tradhton sheikët e Katarit për të Arabisë Saudite? Presidenti i PSG-së bën gati gjobën për Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2023 | 20:31

Po tradhton sheikët e Katarit për të Arabisë Saudite? Presidenti i PSG-së bën gati gjobën për Mesin

Udhëtimi i fundit i Lionel Mesit drejt Arabisë Saudite, nuk do të kalojë pa pasoja për yllin argjentinas, në Francë raportohet se sheikët e Katarit që kanë në pronësi klubin nuk janë aspak të kënaqur me këtë udhëtim ta leje të “Pleshtit” drejt Riadit dhe ndaj tij po përgatitet një gjobë shembullore.

asdsadasdsadsadsadds

“L’Equipe” bën të ditur se presidenti Naser Al Khelaifi, po mendon seriozisht që të ndëshkojë Mesin për këtë udhëtim për të cilin nuk kishte lajmëruar drejtuesit e klubit. Parisienët janë të pakënaqur pasi vizita ndodhi në një moment delikat të sezonit ku ekipi nuk po jep atë që pritet në fushën e lojës dhe ka kundër edhe tifozët. Sikur të mos mjaftonte kjo, hezitimi i Mesit për të rinovuar kontratën dhe tundimet e tij për të shkuar në Arabinë Saudite, e bëjnë një gjobë edhe më të mundshme.

Sipas mediave franceze, Mesi kishte planifikuar me kohë këtë udhëtim në Arabinë Saudite, vend i të cilit është edhe ambasador për imazhin. Raportohet se ai nuk dinte që klubi kishte ndryshuar planet për stërvitjen më 1 maj dhe teksa shokët e tij u shfaqën në stërvitje, ai u shfaq në Riad, për një udhëtim të cilin e kishte anuluar dy herë.

Fakti që Mesi ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite për shkak të kontratave që ka si ambasador i mazhit të këtij vendi, nuk i pëlqen shumë sheikëve të Katarit, të cilët e shfrytëzonin deri pak kohë më parë vetë yllin argjentinas për të njëjtat qëllime. Kthimi i vëmendjes ndaj një tjetër vendi arab, duket se do të sjellë pasoja për “Pleshtin” i cili gjithsesi, falë milionave që përfiton nga sheikët, nuk do ta ketë problem të përballojë edhe gjobat e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"