Po shkruan historinë me zikaltrit, Barcelona e Junajtid duan Inzagin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 23:30

Po shkruan historinë me zikaltrit, Barcelona e Junajtid duan Inzagin

Ecuria e jashtëzakonshme që ka bërë në këtë sezon me Interin e ka futur Simone Inzagin nën vëzhgimin e skuadrave të mëdha.

inzagi

Mançester Junajtid dhe Barcelona janë ekipet që mendojnë se ai është i duhuri për të rikthyer ekipet në shinat e duhura dhe për të nisur projekte afatgjata. Lajmet janë bërë të ditura nga mediat italiane, por jo vetëm. Fatet e Ten Hag dhe Ksavit janë të lidhura ngushtë me rezultatet deri në fundin e sezonit.

Edhe vetë Inzagi ka thënë se i ka lexuar këto lajme nga mediat, por për momentin kërkon që të jetë i fokusuar në aventurën zikaltër dhe për ta mbyllur sa më mirë atë. Nuk ka ndërmend që të largohet nga Milano.

Vetë Marota tregoi se është duke menduar rinovimin për kontratën e trajnerit. Pavarësisht interesimit që kanë shfaqur skuadrat e mëdha, Inzagi kërkon t’i qëndrojë besnik Interit që i dha një shans të artë dhe bashkë me drejtuesit po ideojnë të ardhmen dhe po studiojnë lëvizjet që kanë bërë në merkato.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"