Po shkëlqen te Dortmundi, sulmuesi 21-vjeçar zbulon prapaskenat si Bajerni e dëboi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 22:33

Po shkëlqen te Dortmundi, sulmuesi 21-vjeçar zbulon prapaskenat si Bajerni e dëboi

Karim Adejemi i ka dhënë spunto Dortmundit mbi formën e shkëlqyer të prezantuar në vitin 2023 në Bundesligë. Edhe pse ai nuk ndodhet në formën më të mirë fizike, ku përballja ndaj Bajernit mbetet në dilemë, ka gjetur momentin e duhur në prag të “Klasikes” për të rrëfyer historinë kur ndodhej pjesë e akademisë bavareze dhe arsyeja se përse u largua prej tyre:

SULMUESI

“Isha 11 vjeç kur u vura në provë te të rinjtë e Bajernit. Ata më larguan si pasojë e sjelljeve jokorrekte nga ana ime. Nuk besoj se e teprova deri në atë masë ekstreme. Gjithsesi, kur të mbyllet një derë, diku tjetër do të hapet dhe kështu ndodhi. E konsideroj veten me shumë fat që ndodh në Dortmund, jemi si familje e bashkuar.

Shpresoj të kurorëzojmë ecurinë e shkëlqyer në vitin aktual”, pohonte i emocionuar 21-vjeçari gjerman për “WAZ”. Në 16 prezenca me verdhezinjtë, Karim është përfshirë në 6 rrjeta, e përkthyer me 3 gola dhe të njëjtën kuotë shërbimesh ndaj shokëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"