Po shkëlqen me Milanin, Flik thërret në kombëtaren gjermane talentin e mbrojtjes: Kemi nevojë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 12:50

Po shkëlqen me Milanin, Flik thërret në kombëtaren gjermane talentin e mbrojtjes: Kemi nevojë për…

Pak ditë pasi Gjermania i bëri ftesën e parë në kombëtare Malik Çaut, trajneri i kombëtares, Hansi Flik, ka shpjeguar për shansin që po i jep mbrojtësit të Milanit për dy miqësoret e këtij muaji, kundër Perusë më datë 25 mars dhe Belgjikës tri ditë më vonë.

cau

Titullari i kuqezinjve përkrah Tomorit dhe Kalulut shpreson që të debutojë me kombëtaren e parë të “pancerave” në këto dy data.

Dhe trajneri Flik e shpjegoi kështu në konferencën për shtyp grumbullimin e 21-vjeçarit: “Për ne është e rëndësishme që të prezantojmë një skuadër të mirë në prag të Europianit në shtëpi dhe për këtë kemi nevojë për alternativa. Duhet të kërkojmë opsione dhe t’u japim atyre kohën për t’u përmirësuar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"