Postuar: Tetor 2, 2023 | 13:56
Po shkëlqen me Interin, ylli i ri i zikaltërve përfundon në “radarët” e Realit
Federiko Dimarko po bën ndoshta sezonin më të mirë të karrierës së tij dhe sigurisht që performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet më të mëdha të Europës.
Sipas “Fichajes” në gjurmët e italianit është vendosur Real Madridi, që po monitoron situatën e anësorit të majtë, i cili ka një kontratë me Interin që skadon në 2026-ën.
Zikaltrit po përgatisin një propozim për rinovimin e 25-vjeçarit për të shmangur çdo lloj tundimi, mbi të gjitha atë madrilen.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"