“Po punoj për Kombëtaren”, sulmuesi i Delvinës refuzon Silvinjon: Luaj vetëm për Brazilin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2023 | 21:55

“Po punoj për Kombëtaren”, sulmuesi i Delvinës refuzon Silvinjon: Luaj vetëm për Brazilin

Kampionati shqiptar shihet nga shumë të huaj si një trampolinë për të arritur në një nivel më të lartë. I tillë është rasti i sulmuesit të Delvinës, Zhoao Viktor i cili aktivizohet në Kategorinë e Dytë në Shqipëri por me shpresën se një ditë do të arrijë majat.

viktor

Në një intervistë të dhënë për “Esporte News Mundo”, sulmuesi brazilian që aktivizohet në Shqipëri ka folur për të ardhmen e tij dhe për një mundësi të thirrjes në Kombëtare nga Silvinjo.

“Në karrierën time kam pasur ngushtica të shumta por më ka motivuar shpresa dhe besimi te Zoti. E dija që diçka e mirë do të vinte dhe besoj se diçka edhe më e mirë do të vijë.

Shqipëria? Gjithçka ishte një sfidë për mua. Klima ma lehtësoi pak përshtatjen. Është një vend me një klimë verore të ngjashme me Brazilin. Por gatimi, deri në ditët e fundit, ishte kundërshtari im më i keq. Për mua ishte e nevojshme të përgatisja ushqim sa më të ngjashëm me shijen braziliane. Për futbollin, karakteristika që veçoj është forca. Janë disa lojtarë të gjatë dhe të fortë, sidomos në pjesën mbrojtëse.

Ftesë nga Silvinjo? E pranoj që nuk e kam menduar, por po punoj për të arritur në Kombëtare. Rruga është e gjatë dhe e pasigurt, por nëse arrin, nuk e shoh veten duke përfaqësuar ndonjë Kombëtare tjetër përveç Brazilit”, tha mes të tjerash Viktor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"