“Po më pezulluan 4 ndeshje kam 1200 të tjera”, Ançeloti për sfidën me Sëlltik: Duam ta mbyllim në vendin e parë për prestigj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2022 | 16:32

“Po më pezulluan 4 ndeshje kam 1200 të tjera”, Ançeloti për sfidën me Sëlltik: Duam ta mbyllim në vendin e parë për prestigj

Figura e Karlo Ançelotit është kthyer në lajmin e ditës në Spanjë pas deklaratave të forta të tij në fund të takimit në La Liga kundër Gironës. Ai ishte një nga rastet e rralla që italiani humbi qetësinë, duke akuzuar gjyqtarin Melero Lopez për një penalti të dhuruar për Gironën (1-1). Italiani i është kthyer sërish episodit, pa tërhequr asnjë presje nga deklarata e tij, pavarësisht se rrezikon një pezullim prej 4 ndeshjesh.

1244404671.0

PEZULLIMI I MUNDSHËM – “Më kanë denoncuar për atë çfarë kam thënë. Në Itali, një penallti i shpikur nënkuptohet se penalltia e dhënë është e paqenë. Nuk jam nga ata që akuzoj gjyqtarët. Jam mjaftueshëm i rritur për t’i njohur rregullat, nuk jam budalla. Pastaj nëse vendosin të më pezullojnë kjo është punë për ta. Për mua ajo nuk ishte penallti dhe këtë mendim kam edhe tani. Nëse më pezullojnë 4 ndeshje nuk ka problem, kam më shumë se 1200 të tilla në karrierë!”

SISTEMI VAR – “Po krijoj përshtypjen se në mjaft raste VAR-i po bëhet më shumë aktor se vetë gjyqtari. E kuptoj se linja ndarëse midis vendimit të saktë dhe të gabuar është shumë e hollë, por në këtë rast gabimi ishte evident”.

SËLLTIKU – “Nuk mendoj se ata do të sillen ndryshe në Madrid, nuk e ndryshojnë identitetin e tyre, do të zbresim në fushë plot pasion. Meritojnë respekt, por për ne kjo është një ndeshje e rëndësishme, pasi objektivi mbetet vendi i parë në grup”.

VENDI I PARË – “Nuk është domosdoshmërisht i rëndësishëm, sepse ka shumë skuadra të shkëlqyera që do të kalojnë më tej si vendi i dytë. Por për vetë reputacionin, prestigjin e Realit të Madridit, ne duhet të kalojmë si të parët në grup”.

KATASTROFA SPANJOLLE – “Janë tri skuadra të eliminuara, por nuk mund të dilet në përfundime të parakohshme. Mos u çudisni nëse në maj do të gjeni edhe një skuadër spanjolle të fitojë Ligën e Europës”, ka thënë Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"