Mbijeton Tomori, Besëlidhja në lot

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Maj 19, 2012 | 15:19

Mbijeton Tomori, Besëlidhja në lot

Ne “Qemal Stafa” u luajt ndeshja e dyte e “play-out”-it per Kategorine Superiore. Beselidhja e Lezhes tentoi per te dytin vit radhazi qe te futet permes kesaj “dritareje” ne mesin e skuadrave me te mira te futbollit shqiptar, por nuk ia arriti dot, sepse gaboi me shume nga pika e penalltive, duke deshtuar serish, ashtu si sezonin e shkuar ndajDinamos, ne sfiden e luajtur ne Kavaje. Kesaj here te besuarit e Ridvan Kullit kishinperballe beratasit e Tomorit, te cilet ishin debutues ne Superiore, pasi u rikthyen aty pas vitesh te tera mungese. Nuk ia dolen dot te mbijetonin direkt, pa iu nenshtruar ketij provimi shtese, edhe pse grumbulluan 28 pike dhe zune vendin e dhjete ne klasifikim, por mbajten barazimin e bardhe ne fuqi tere lojes, edhe ne dy shtesat, dhe triumfuan nga pika e bardhe. Po ashtu, lezhjanet nuk i permbushen pritshmerite, per t’u ngjitur direkt ne Superiore, teksa e mbyllen kampionatin e kategorise se tyre ne vendin e peste, me 54 pike.

TOMORI-BESELIDHJA  0-0 (3-2 pen)
TOMORI: Llani, Gjyla, Shameti, Carls (Isufi 111′ ), Hysko, Cela, Hodo, Roshi (G.Arbri 75′ ), I.Caushaj (Mile 92′), K.Arbri, Bakiu. Trajner: Ernest Gjoka
BESELIDHJA: Xhika, Peqini, Stojkovic, Danaj, Kepi (Gruda 118′), Pepaj, Trajkovic, Gjorgjevic, Dibra (A.Beqiri 87′), Milic (Cutra 100′) , Kaci. Trajner: Ridvan Kulli
Gjyqtare: E.Sino, R.Avdo, M.Dervishi
Kartone te verdhe: Carls, Shameti, Gjyla, G.Arbri / Milic, Stojkovic, Danaj
Karton i kuq: Shameti

Penalltite
Tomori                                      Beselidhja
Hodo –                                       Gruda –
Bakiu –                                      Kaci +
Hysko +                                    Pepa –
Gjyla +                                      Trajkovic –
K.Arbri +                                   Xhika +

Rreth 6 mijë tifozë kanë qenë të pran ishëm në ndeshjen e djeshme ndaj Tomorit dhe Besëlidhjes, e cila u zhvillua në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Si ultrasit lezhjanë, ashtu edhe ata beratas, kanë udhëtuar të organizuar drejt kryeqytetit duke mbështetur për gjatë gjithë 120 minutave dhe gjuajtjeve nga pika e bardhë ekipet e tyre. Nën një klimë presioni në radhët e lojtarëve, të cilët përpiqeshin të bënin sa më pak gabime në fushë, koha e rregullt dhe shtesa nuk prodhoi asnjë gol. Në fund beratasit kanë arritur të sigurojnë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, edhe një sezon tjetër, falë goditjeve nga pika e bardhë. Lojtarët e Tomorit kanë shënuar 3 ndaj 2 të homologëve lezhjanë. Në fund, në kampin beratas ka festë, ndërsa lezhjanët nuk u besojnë syve dhe shpërthejnë në lot.
Ndeshja Takimi ka nisur mjaft i shpejtë dhe të parët që kanë rrezikuar ishin lezhjanët në minutën e 13 me anë të Danajt. Ai merr një pasim të saktë nga Kaçi brenda zone, por është i pasaktë në gjuajtje, pasi topi prek rrjetën e jashtme. Pas këtij momenti do të jenë sërish të besuarit e trajnerit Kulli që do të kenë raste për shënim, por nuk do të arrijnë të konkretizojnë siç duhet. Trajkoviç dhe Kaçi janë të pafat përpara portës, ndërsa portieri Llani ndihet i pasigurt me mbrojtjen që ka përpara dhe u kërkon shokëve të skuadrës të tregohen më të kujdesshëm. Rasti i parë i rrezikshëm për beratasit do të jetë në minutën e 29-të, Hysko me kokë nuk gjuan siç duhet pas një krosi nga një goditje dënimi. Ndërsa momenti i fundit i mirë për këtë pjesë të parë për beratasit do të jetë në minutën e 42-të, kur Gjyla provon me një goditje të fortë nga jashtë zone, por topi përplaset në këmbët e mbrojtësve lezhjanë dhe përfundon jashtë. Ndërkohë, pjesa e dytë do të nisë më e mirë për ekipin e Tomorit, i cili vihet më shumë në kërkim të golit, por e ka të pamundur që të gjejë rrugën e rrjetës. Çarls në të 53-ën minutë depërton në zonën lezhjane dhe pason për Bakiun, i cili bën një gjuajtje për t’u harruar. Lezhjanët mundohen të krijojnë raste për shënim, por e kanë të pamundur. Minutat kalojnë dhe tashmë radhën e kanë shtesat. 30 minuta lojë, të cilat kanë shumë tension brenda tyre dhe në fundin nuk sjellin golin e shumëpritur nga të dy ekipet.
11-metërshat
120 minuta lojë kanë përfunduar në barazim dhe tashmë gjuajtjet nga pika e bardhë do të përcaktojnë edhe ekipin që do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. I pari që do të gjuajë është Gruda i Besëlidhjes. Topi përplaset në shtyllën pingule dhe te lezhjanët bie heshtja. Buzëqeshjen e rikthen Xhika, i cili pret gjuajtjen e Hodos së Tomorit. Ndërkohë shënon Koçi, por gabon Bakiu, pasi Xhika bën mrekullinë dhe çon një hap përpara ekipin e tij. Por Pepa është i pafat dhe godet traversën, ndërsa Hysko vendos baraspeshën duke e dërguar topin në rrjetë. Shpresat e lezhjanëve janë te Trajkoviç, i cili nuk arrin të shënojë. Ai e përplas topin në shtyllën pingule të Llanit. Nga ana tjetër, Gjyla nuk fal dhe pas tij është Xhika që mposht homologun e tij duke i shënuar. Penalltia e fundit është realizuar nga kapiteni Klodian Arbri, i cili ka qetësinë dhe përvojën e duhur për të shënuar dhe për t’i siguruar Tomorit Superioren.

 Xhika në superformë, bën gjithçka
Pavarësisht se skuadra e Besëlidhjes nuk arriti të ngjitej në Kategorinë Superiore, duke qenë se humbi ndeshjen ndaj Tomorit pas gjuajtjeve nga pika e bardhë, portieri Dashamir Xhika ka treguar se është një nga “gardianët” më të mirë të kampionatit shqiptar. Lezhjani ka arritur të presë dy 11- metërshat e parë që janë gjuajtur nga Hodo dhe Bakiu, duke u dhënë siguri shokëve të skuadrës dhe shtuar tensionin te kundërshtarët. Por lojtarët lezhjanë nuk e kanë shfrytëzuar avantazhin dhe kanë gabuar përpara portës së Llanit. Gjithashtu, Xhika ka shënuar edhe penalltinë e fundit për ekipin e tij me një qetësi të madhe. Ndërsa sulmuesi beratas, Vangjel Mile, edhe pse ka luajtur 30 minuta, nuk ka treguar një formë të mirë.

“Nuk luajtëm mirë, por rëndësi ka objektivi”
“Në një ndeshje të tillë sigurisht që e rëndësishme ishte arritja e objektivit, por në vëzhgimin tim personal, ekipi ka qenë nën presion dhe nuk ka zhvilluar një nga lojërat e tij më të mira. Megjithatë, këto lloj sfidash janë mjaft delikate dhe shumë të lodhshme dhe ajo çka na intereson është rezultati. Të jeni të bindur se ky ekip ka shumë vlera për të qenë një skuadër elitare, pavarësisht asaj që tregoi sot (dje) në fushë. Kundërshtari bëri një lojë të mirë dhe për këtë duhet përgëzuar, por unë kisha besim te përvoja e lojtarëve të mi, të cilët nuk më zhgënjyen. Në lidhje me të ardhmen, më duhet se të them se personi që më ka qëndruar afër në Berat me ka dhënë mbështetje edhe për sezonin tjetër. Por, më parë duhet të flasim për shumë gjëra. Tomori ka nevojë për ndryshimin e mentalitetit, në mënyrë që të bëhet një nga ekipet më konkurruese në vendin tonë”, – u shpreh trajneri i Tomorit, Ernest Gjoka.

“Na ndëshkoi fati, më vjen keq për tifozët”
Për të dytin vit, skuadra e Besëlidhjes nuk arrin të ngjitet në Kategorinë Superiore pas një ndeshje “play out”-i, pasi një sezon më parë ka humbur ndaj Dinamos me rezultatin e thellë 4-1, ndërsa dje ndaj Tomorit pas gjuajtjeve nga pika e bardhë. “Ndryshe nga një vit më parë, sot (dje) luajtëm një ndeshje të barabartë për të mos thënë se kishim edhe dominancën tonë në pjesën e parë të takimit. Por, fati nuk ishte me ne dhe u dënuam edhe në momentet e fundit. po ja që ky është futbolli, nuk kemi se çfarë të bëjmë më. Momentalisht nuk mendoj dot për të ardhmen. Më vjen shumë keq për tifozerinë e zjarrtë, e cila doli e zhgënjyer nga shkallët e stadiumit. Më vjen shumë keq që lojtarët me përvojë nuk kanë arritur të shënojnë penalltitë e tyre, që i kemi përgatitur gjatë gjithë kësaj jave”, – është shprehur Kulli, i cili nuk ka kursyer as lotët në përfundim të takimit, ashtu siç ka bërë edhe një pjesë e mirë e lojtarëve të tij.

Nasufi: Sezonin tjetër do shihni një skuadër ndryshe
“E kam përjetuar me shumë emocione këtë ndeshje, pasi kemi bërë një kampionat të vështirë, duke u detyruar të luajmë një fazë të kampionatit jashtë stadiumit tonë. Për këtë arsye kam pasur mjaft emocione, të cilat edhe i kam shfaqur. Më bëhet qejfi që kjo ndeshje shkoi në këtë mënyrë dhe u zgjidh nga goditjet e 11-metërshave, pasi jemi në Shqipëri dhe të gjithë paragjykohen për atë që ndodh në fushë. Në lidhje me të ardhmen e Tomorit më duhet të them se bashkia, e cila ka pasur deri më tani 100% të aksioneve, do të jetë e hapur për të gjithë biznesmenët që do të kenë dëshirë të kontribuojnë në ekip, pasi është e pamundur që ajo ta mbajë financiarisht një klub futbolli. Për këtë arsye do t’u kërkojmë të gjithë atyre që kanë dëshirë që të afrohen te Tomori”, – ka deklaruar për “Panorama Sport” kryebashkiaku i Beratit dhe njëkohësisht presidenti i Tomorit, Fadil Nasufi. Më tej ky i fundit ka folur edhe për të ardhmen e trajnerit Gjoka në krye të pankinës: “Ai ka treguar se është një profesionist i vërtetë, duke na shpëtuar një sezon të vështirë. Ndaj, jam i bindur se bashkëpunimi me të do të vijojë edhe në sezonin e ardhshëm”.

Revolta dhe sharje, ja çfarë s’u pa në TV
Takimi i djeshëm mes Tomorit dhe Besëlidhjes nuk ka kaluar pa përplasje mes tifozëve, apo edhe drejtuesve të ekipeve me gjyqtarët, por edhe me zyrtarët e ndeshjes. Pjesa e parë, përveç sharjeve mes tifozëve dhe pakënaqësive të këtyre të fundit për vendimet e marra nga arbitrat, nuk ka pasur asnjë të veçantë. Ndeshja ka qenë brenda kontureve dhe e mirëorganizuar. Përplasja e parë do të shënohet në minutën e 65-të, kur Shameti ka një debat me Gjeorgjeviç dhe Trajkoviç, të cilët pas ngritjes së duarve nga mbrojtësi gjirokastrit bien në fushë, duke simuluar. Lezhjanët kërkojnë karton të kuq dhe protestojnë te kryesori Sino. Mirëpo ky i fundit akordon vetëm të verdhë për gjirokastritin dhe në këtë moment ka edhe një përplasje mes tij dhe stafit teknik, që ndodhet në stolin e Besëlidhjes. Nga ana tjetër, presidenti Gjok Noka nga tribuna VIP i kërkon llogari delegatit të takimit, Besnik Çela, dhe tenton të hyjë në fushë duke u hedhur nga tribuna, por ndalohet nga forcat e rendit. Ndërkohë, në fushë është delegati dhe vëzhguesi i ndeshjes, që përpiqen të vënë rregull për rifillimin e takimit. Nga ana e tyre, si tifozët lezhjanë edhe ata beratas nuk i kursejnë shishet plastike. Pas këtij momenti rifillon loja dhe situata duket sikur qetësohet. Përplasja e radhës do të jetë në momentin kur do të nisin edhe dy shtesat prej 15 minutash. Presidenti i Besëlidhjes, Noka, këtë herë është në fushë dhe replikon me kryesorin e takimit Sino dhe delegatin Çela. Në momentin që largohet nga fusha për në tunelin e dhomave të zhveshjes, mbi të fluturojnë shumë shishe plastike, të cilat për pak sa nuk e prekin atë dhe gjyqtarin e katërt Peza.
ARMAND HALILI

 






www.minuta90.com