“Po largohem me një shije të hidhur”, Di Maria i jep lamtumirën Juventusit: Kam dhënë gjithçka që të fitoja tituj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2023 | 20:16

“Po largohem me një shije të hidhur”, Di Maria i jep lamtumirën Juventusit: Kam dhënë gjithçka që të fitoja tituj

Angel Di Maria e ka mbyllur aventurën e tij te Juventusi. Edhe pse zyrtarisht është deri në fund të muajit pjesë e bardhezinjve, futbollisti argjentinas me një postim në rrjetet sociale i ka dhënë lamtumirën klubit dhe tifozëve bardhezi.

asasasas

“Kam mbërritur në fundin e një etape të vështirë dhe të komplikuar. Largohem me qetësinë e atij që ka dhënë gjithçka për të ndihmuar klubin që të vazhdonte të fitonte tituj, por nuk ishte e mundur.

Largohem me shijen e hidhur që nuk ia dola, por me lumturinë që marr me vete shumë miq në këtë dhomë zhveshjeje të mrekullueshme, pjesë e të cilës kam qenë. Faleminderit të gjithë shokëve të mi për ngrohtësinë që më kanë rezervuar që nga dita e parë, jam ndjerë gjithmonë si në shtëpi. Një përshëndetje të madhe të gjithë juventinëve për ngrohtësinë e tyre të përditshme. Një përqafim të madh, ju mbaj të gjithëve në zemër”, shkruante Di Maria në postimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"