Plas te Besa, trajneri Pashja jep dorëheqjen para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 13:21

Plas te Besa, trajneri Pashja jep dorëheqjen para ndeshjes

Çudira tek Besa para ndeshjes me Kastriotin.

Pashja

“Panorama Sport” mëson nga burime zyrtare nga klubi kavajas se trajneri Lorenc Pashja ka paraqitur dorëheqjen tek drejtuesit dhe nuk ka udhëtuar me ekipin në ndeshjen që do të luhet tani në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Një situatë e pazakontë te kavajasit për më tepër që skuadra kishte një ecuri të mirë këtë pjesë të dytë të sezonit. Në orët në vijim pritet të mësohet më tepër mbi këtë situatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"