Plas në Kosovë, akuza të forta nga lojtari i Pejës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2023 | 18:45

Plas në Kosovë, akuza të forta nga lojtari i Pejës

Superliga e basketbollit të Kosovës ka zhvilluar finalen e parë të “play off”-it, me Trepçën që fitoi në shtëpi ndaj Pejës me rezultatin 94- 86. Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli, pas ndeshjes së parë finale ka reaguar me anë të një postimi të fortë në rrjetet sociale.

Alban Veseli

Sipas Veselit, në Mitrovicë kishte zero kushte për lojë dhe zero siguri, ndërsa ka theksuar se në karrierën e tij kurrë nuk është ndier më i poshtëruar se në këtë takim.

“Reagim për ndeshjen Trepça-Peja. Zero kushte për lojë, zero siguri! Banka rezervë e sulmuar gjatë gjithë ndeshjes nga huliganë në afërsi 1 metër dhe të gjithë ishim të prekur nga pështyrjet, sharjet, fyerjet e pandalshme, kjo nuk mjaftoi për sigurimin e ndeshjes dhe policinë që në vend që të krijonin kushtet për lojë edhe ata na sulmuan!

Për arbitrim nuk jam kompetent të flas, mirëpo një lojë aq agresive nga Trepça me 1 faull për 9 minuta lojë në çerekun e fundit lë shumë për të dëshiruar! 20 vite karrierë në basketboll kam kaluar çdo lloj sfide, mirëpo kurrë nuk jam ndier më i fyer dhe i poshtëruar së në këtë ndeshje. Kërkoj nga Federata e Basketbollit të Kosovës që të krijojë kushte minimale për një ndeshje sportive. Shihemi të dielën në kryeqytetin e basketbollit, në frymë sportive”, shkruan lojtari i Pejës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"