Plas gallata në rrjetet sociale/ Klubi shqiptar i hap derën Mesit, reagojnë tifozët: Do përfitojë një… Golf 3

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2021 | 8:51

Plas gallata në rrjetet sociale/ Klubi shqiptar i hap derën Mesit, reagojnë tifozët: Do përfitojë një… Golf 3

Përveç trishtimit të madh te tifozët e Barcelonës, largimi i bujshëm i Mesit nga katalanasit, ka shkaktuar një mori batutash në rrjetet sociale, teksa nuk kanë munguar ofertat, ka dhe nga ato që kanë përfituar nga situata për të bërë gallatë.

pjimage (12)

Një ndër ta është dhe klubi i Maliqit, që do të militojë në Kategorinë e Parë këtë sezon. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, juglindorët i kanë hapur derën yllit argjentinas. Kuptohet që e gjitha kjo në kuadrin e shakasë.

Nuk kanë munguar as komentet pikante të tifozëve, të cilët janë munduar ta mbajnë lojën, duke shkruar: “Do përfitojë rrogë + asistencë + 1 Golf 3 nga klubi”.

“Ti japim Golfin e Qemalit, veç për të mund të vijë”, shkruan një tjetër tifoz maliqar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"