Plani për Egnatian, ja situata te Partizani i Shehit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 22:47

Plani për Egnatian, ja situata te Partizani i Shehit

Partizani ka kryer dje stërvitjen e radhës në funksion të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, finales kundër Egnatias. Trajneri Shehi dje ka kryer analizën e parë të kundërshtarit dhe ka nisur edhe planin taktik të neutralizimit të ekipit rrogozhinas.

partizani

Në dispozicion të tij janë të gjithë lojtarët, përveç Bytyçit, që gjithsesi është drejt rikuperimit të plotë. Mbrojtësi pritet të jetë gati vetëm për ndeshjet e kompeticioneve europiane, ku Partizani synon ta nisë nga Champions League. Sa i përket formacionit, në rast se nuk ndodh asnjë befasi e padëshiruar dëmtimesh, s’pritet të ketë ndryshime.

Dyshimi i vetëm pritet të jetë mes Skukës dhe Carës. Të dy nuk i kanë 90 minuta në këmbë dhe trajneri Shehi pritet të vendosë që njëri prej tyre ta nisë nga minuta e parë dhe tjetri të aktivizohet në pjesën e dytë. Një opsion do të ishte edhe ulja në stol e Bintsukës dhe aktivizimi i të dyve nga minuta e parë, por kjo duket e vështirë të ndodhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"