Plaku shënon për Slaskun, Diferdanzhi thyen Utrehtin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2013 | 9:30

Plaku shënon për Slaskun, Diferdanzhi thyen Utrehtin

PlakuSebino Plaku e ka nisur shkëlqyeshëm aventurën e tij me polakët e Slaks Vroklavës. Sulmuesi shqiptar ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen e djeshme të Ligës së Europës përballë Rudarit, e cila përfundoi me rezultatin 4-0. Ai hyri në fushën e lojës në minutën e 68-të dhe në më pak se një minutë më pas arriti të shënojë golin e katërt të takimit. Ndërkohë, surpriza e ndeshjeve së djeshme ka qenë ekipi modest i Diferdanzhit, i cili eliminoi edhe Laçin në raundin e parë. Ai ka arritur një fitore heroike përballë gjigantëve holandezë të Utrehtit me rezultatin 2-1. Këta të fundit kaluan të parët në avantazh, kur Mulenga shënoi pas vetëm dy minutash, por dopieta e Omar Er Rafik përmbysi gjithçka në favor të luksemburgasve, të cilët pjesën më të madhe të skuadrës e kanë të përbërë nga lojtarë joprofesionistë. Ekipi i Çernomorets Odesës fitoi me rezultatin 2-0 përballë Dacia Kishinaut që eliminoi Teutën. Mesfushori shqiptar Elis Bakaj e nisi ndeshjen si titullar, por u zëvendësua në minutën e 65-të nga spanjolli Sito Riera. Ndërsa Kristi Vangjeli nuk ka qenë i grumbulluar. Sa i përket shqiptarëve të tjerë që janë aktivizuar dje, Teli dhe Agolli kanë luajtur 90 minuta në fitoren e Karabakut 2-1 ndaj polakëve të Piastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"