Plaku larg Korabit, klubi nis kërkimet për sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2016 | 14:23

Plaku larg Korabit, klubi nis kërkimet për sulmues

Pas largimit të Vangjel Zguros, një tjetër lojtar pritet që të zyrtarizojë “divorcin” me Korabin. Ai është Sebino Plaku, i cili pret të nisë një tjetër aventurë në Superiore. Lojtari është i pakënaqur nga ecuria e klubit gjatë pjesës së parë të kampionatit, ndaj pritet që ta ndalë këtu bashkëpunimin. Sikundër dihet, ai është nën kontratë me Skënderbeun, ekip që e huazoi te dibranët për këtë pjesë të parë të sezonit.

Qëllimi i sulmuesit është që të rikthehet në Korçë, por sigurisht nuk përjashtohet mundësia që ai të zgjidhë kontratën me ta dhe më pas të gjejë vetë një tjetër “strehë” për të ardhmen, duke shmangur kështu huazimin. Dhe në fakt nuk janë të pakta ekipet që kanë shfaqur interes për të. Luftëtari dhe Teuta e kanë në plane, gjithsesi, vendimi përfundimtar i takon vetëm futbollistit.

Plaku vs Skenderbeu

Financat

Në klubin dibran flitet që më 5 janar do të ketë zhvillime konkrete sa u përket financave. Në këtë datë do të vijë nga Amerika një prej donatorëve të këtij klubi, Naim Agolli. Ai do të takohet me drejtuesit e klubit dhe stafin teknik për të vendosur njëherë e mirë “piketat” për të ardhmen. Nëse skuadra do të ketë rezultate, paratë nuk do të mungojnë, në të kundërt situata nuk do të jetë aspak e mirë. Të gjitha këto mbetet të sqarohen në momentin që ai do të mbërrijë në Shqipëri. Dibranët po hasin vështirësi, megjithatë ata po bëjnë përpjekje që të afrojnë investitorë vendas për t’i dhënë mbështetjen e duhur klubit.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"