Plaku firmos me Kamzën, Qarri bind Takajn ta lërë të lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2017 | 20:12

Plaku firmos me Kamzën, Qarri bind Takajn ta lërë të lirë

Gjatë paradites së sotme, sulmuesi i Skënderbeut, Sebino Plaku ka pasur një takim me presidentin e Kamzës, Naim Qarrin dhe atë të korçarëve, Ardian Takaj, për të vendosur për të ardhmen.

Sebino Plaku

Mësohet se në prani të dy drejtuesve ai ka pranuar të firmosë për sezonin e ardhshëm me kamzalinjtë dhe ka firmosur kontratën për sezonin në vijim. Nga nesër sulmuesi do të bashkohet me ekipin në stërvitjes.

Plaku bëhet kështu blerja e fundit e kamzalinjve në këtë merkato dhe së bashku me Raçiçin, do të ndërtojnë një sulm cilësor sezonin e ardhshëm futbollistik, ku objektivi i ekipit mbetet mbijetesa në elitë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"