Postuar: Nëntor 8, 2023 | 20:45
VIDEO/ Pjesë e Kombëtares U-19, talenti shqiptar gjen rrugën e rrjetës në… Itali
Talenti shqiptar, Enis Tozaj, gjeti rrugën e rrjetës në futbollit italian, me fanellën e Avelinos. Sulmuesi i datëlindjes 2004, i cili është pjesë edhe e Kombëtares U-19, arriti të shënonte golin e parë në triumfin 3-1 që Avelino arriti në shtëpi ndaj Foxhias, në Coppa Italia Serie C.
Tozaj zhbllokoi sfidën në minutën e 27-të, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për Avelinon. Sulmuesi numëron 2 paraqitje me Kombëtaren U-19, teksa është një produkt i akademisë të Sampdorias.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"