Pista “Teo” bëhet më e vështirë, Bajerni tani tenton yllin e Liverpulit për të zëvendësuar Dejvisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2024 | 13:53

Pista “Teo” bëhet më e vështirë, Bajerni tani tenton yllin e Liverpulit për të zëvendësuar Dejvisin

Alfonso Dejvis duket se është gjithnjë e më pranë Realit të Madridit, me yllin kanadez që kishte pranuar kalimin e tij në “Bernabeu” këtë verë.

alfonso dejvis

Kështu Bajerni është future në një moment paniku dhe ka nisur menjëherë punën për të gjetur zëvendësuesin për krahun e majtë të mbrojtjes.

Emri i parë në listë ishte ai i Teo Hernandez, por francezi nuk kërkon që të largohet nga Milani, edhe pse kuqezinjtë janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për të vetëm mbi 100 milionë euro.

Duket se bavarezët po mendojnë për një pistë më të lehtë dhe objektiv kryesor tashmë është kthyer mbrojtësi i Liverpul, Endriu Robertson. Gjithsesi dhe për skocezin nuk duket asgjë e lehtë, teksa në Gjermani shpresojnë vetëm te dëshira e 29-vjeçarit për një aventurë të re jashtë Anglisë, pasi me Liverpul ka fituar gjithçka.

robertson

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"