Pioli takon drejtuesit e Milanit, sot dita për… “divorcin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 16:36

Pioli takon drejtuesit e Milanit, sot dita për… “divorcin”

Pas ndeshjes së fundit kundër Torinos, Stefano Pioli tha për të ardhmen e tij se ishte i pasigurt dhe se nuk kishte asnjë takim me klubin pasi drejtuesit i ka takuar gjithmonë në fund të kampionatit. Tani për tani ai nuk ka folur me asnjë ekip tjetër.

pioli-ibra

Megjithatë, takimi me drejtuesit e Milanit, Furlani dhe Ibrahimoviçit do të ndodhë së shpejti. Sipas “Tuttosport”, mund të jetë edhe sot dita e duhur. Lamtumira e tij me Milanin në fund të këtij sezoni, pavarësisht se ka ende një vit nga kontrata e tij, është shkruar prej javësh tashmë. Por cila do të jetë e ardhmja e Piolit pas ndarjes së Djallit? Nuk është mister që ai është në pamjet e Napolit, por kushtojini vëmendje edhe pistës së Atalantës në rast të lamtumirës së Gasperinit (i cili nga ana e tij mund të shkojë në klubin napolitan).

Ndërkohë, për tifozët, një shkarkim pak ditë para fundit të kampionatit nuk është mënyra më e mirë për të larguar trajnerin e titullit të fundit kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"