Pioli flet i dorëzuar: Lufta për titullin ka mbaruar, Interi ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 14:43

Pioli flet i dorëzuar: Lufta për titullin ka mbaruar, Interi ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm…

Milani do të sfidojë nesër në transfertë Lacion në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serinë A. Në prag të këtij dueli, trajneri I kuqezinjve, Stefano Pioli ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp. Ai u ndal dhe tek Interi dhe titulli.

Pioli-11022024-MilanLive-1

“Për vendin e parë, mendoj kështu. Interi është në një udhëtim të jashtëzakonshëm me kaq shumë fitore. Ata patën një kalendar të vështirë kur iu desh të sfidonin Fiorentinën, Romën dhe Juventusin në të njëjtën javë. Duke i kapërcyer ato ndeshje kaq qartë, mendoj mbaroi lufta për titullin.”

Ata mund të festojnë titullin në derbi?

“Ju jeni fenomenal që na bëni të humbasim energjinë dhe përqendrimin në këto gjëra… 21 prilli është shumë larg, ne kemi ende shumë objektiva dhe shumë sfida. Kur të shkojmë në ndeshjen kundër Veronës, cili do të jetë ndalesa, do të kuptojmë gjithashtu se çfarë lloj ndeshjeje mund të kemi”.

Si e keni analizuar ndeshjen ndaj Atalantës?

“Ne analizuam gjërat pozitive dhe gjithashtu ato situata që nuk na lejuan të fitonim. Pse nuk fituam? Nuk arritëm të shënonim një gol shtesë dhe patëm rastet.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"