Pimenta: Haland vlen 1 miliard euro, Laportës i them gjithnjë po

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 12:58

Pimenta: Haland vlen 1 miliard euro, Laportës i them gjithnjë po

Erling Haland është pa diskutim ylli i ardhshëm i futbollit botëror. Pasi shkëlqeu me Salcburgun dhe Dortmundin, sulmuesi iu bashkua Mançester Sitit në verën e vitit 2022, ku po thyen rekord pas rekordi me golat e shënuar.

77484897

Gjatë një interviste për gazetën spanjolle “AS”, menaxherja e lojtarit, Rafaela Pimenta, ka lënë të kuptohet se në një të ardhme jo të largët, norvegjezi do të lërë Premier Ligën dhe do të shkojë në Spanjë. Ajo gjithashtu ka shtuar se shumë shpejt 22-vjeçari do të bëhet i pari futbollist vlera e të cilit do të arrijë shifrën gati të pabesueshme 1 miliard euro. Pimenta, pasi ka punuar për 25 vjet si ndihmëse e të ndjerit Mino Raiola, tani është bërë shefe vetë, duke përfaqësuar një nga lojtarët më të lakmuar në botë, Erling Haland.

Duke qëndruar te kampionati spanjoll, Reali i Madridit ka shfaqur jo pak interes për sulmuesin. Por Pimenta nuk ka përjashtuar Barcelonën, duke vënë në dukje miqësinë që ajo ka me presidentin e katalanasve, Joan Laporta. “Gjithnjë e kam thënë se nuk dua që Laporta të më kërkojë diçka për sa i përket futbollit. Kjo nuk është e drejtë, sepse ai e di fare mirë se gjithnjë do t’i thosha po atij. Nuk mund ta refuzoj”, ka shpjeguar Pimenta për gazetën spanjolle. Sa për presidentin e Relait, Florentino Perez, Pimenta ka nënvizuar se raportet me të janë mjaft të mira, por jo si ato me Laportën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"