Pikantet/ Nga qeni te xhaketa, ka humor sportiv në duelin Erzeni-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2023 | 22:15

Pikantet/ Nga qeni te xhaketa, ka humor sportiv në duelin Erzeni-Laçi

Erzeni-Laçi u zhvillua dje në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet, aty ku si pritës ishin shijakasit. Ky takim u luajt pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit të fushës së Erzenit me dy ndeshje nga Disiplina. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet.

qeni

* Në momentin që skuadrat do të zbrisnin në fushë, një qen i ndodhur afër stadiumit, kalon rrethimin dhe bëhet objekt humori nga ata pak të pranishëm, që ishin pjesëtarë klubesh dhe zyrtarë të FSHF-së. Punonjësit e stadiumit patën disi vështirësi për ta nxjerrë nga fusha, por kjo zgjati pak dhe qeni më pas doli jashtë. Në një moment kërkoi të rrëmbente topin, por fëmijët që ndodheshin pas portave ia hoqën.

* Edhe pse ndeshja ishte pa tifozë, është parë një prani e shumtë e forcave të rendit rreth stadiumit, duke qëndruar jashtë ambienteve.

* Gjatë pushimit mes pjesëve, në pjesën e fushës ku po kryenin nxehje disa lojtarë të Erzenit, ishte harruar një xhaketë. Kjo habiti lojtarët, që nuk kërkuan ta hiqnin, por u shmangën për të bërë vrapime në një pozicion tjetër të fushës. Më pas punonjësi i stadiumit mori xhaketën në fushë dhe kërkoi personin që çuditërisht e kishte harruar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"