Pikantet Kastrioti-Partizani/ Çela nuk përmbahet, krutanët “falënderojnë” gjyqtarin Cjapi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 22:45

Pikantet Kastrioti-Partizani/ Çela nuk përmbahet, krutanët “falënderojnë” gjyqtarin Cjapi

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes Kastrioti-Partizani, e përfunduar me shifrat 1-4 në favor të “demave”.

,AS

*Pas golit të Grecës ka një tension midis teknikut të Kastriotit, Emiljano Çela dhe gjyqtarit të katërt, Laver Alla. Ky i fundit i kërkon të mos dalë jashtë vijave kufizuese, ndërsa tekniku ia kthen se brenda perimetrit të tij mund të bëjë çfarë të dojë. Në këtë moment ndërhyn vëzhguesi Ervis Peza, që neutralizon gjithçka.

*Çela tërbohet herë pas here me lojtarët e tij në fushë, duke u kthyer edhe nga pankina e tij dhe pëshpëritur: “Këta më ndjekin mua çfarë detyrash u kam dhënë apo hiç”, shfryu tekniku.

*Në momentin e barazimit të Bylisit me Tiranën, një tifoz i bën të ditur të kuqve në fushë rezultatin, me shpresën që t’i japë zemër për të kthyer disavantazhin.

*Në fund të pjesës së parë Karakaçi dhe Onanuga janë të pakënaqur me portierin Sali dhe i bërtasin duke i kërkuar llogari. Gardiani nga ana tjetër po u shpjegohej po me të bërtitura.

*Kolela tërbohet me Sotën pas një rasti të Kastriotit, ku la të lirë një futbollist kundërshtar në zonë, duke i bërtitur dhe kërkuar llogari për të pasur më shumë kujdes.

*Tifozët e Kastriotit ironizojnë Kreshnik Cjapin, pasi anuloi golin e Sotës për pozicion jashtë loje. “Bravo, na ke bërë nder të madh shumë”, ironizuan ata.

*Te momenti i penalltisë së Bylisit ka ankth në “Elbasan Arena”, teksa të gjithë presin goditjen e penalltisë. Ka ovacione në momentin e shënimit të golit, pasi me rezultatet e kombinuara Partizani del në krye.

Ndërsa në fund, duke qenë se ndeshja në Elbasan u mbyll më herët, të kuqtë po prisnin mbylljen e sfidës në Rrogozhninë dhe nis festa kur përfundon ndeshja. I vetmi që eviton të festojë është trajneri Kolela, i cili u bën thirrje të tijve që nuk është kjo dita për të festuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"