PIKANTET E VLLAZNIA-LAÇI/ Cungu me fanellë të veçantë, gafë me Myrtën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 10:52

PIKANTET E VLLAZNIA-LAÇI/ Cungu me fanellë të veçantë, gafë me Myrtën

Shumë pak tifozë kanë ndjekur sfidën VllazniaLaçi, rreth 500. Para startit të takimit sërish lëshohen pëllumba mbi fushën e blertë. Në bisht atyre u kishin lidhur dy shirita, të kuq dhe blu.

vllaznia laci

*Cungu bën një batutë para ndeshjes: “Dëshiroj fitoren e Laçit sot dhe Vllazninë kampion”. Pas ndeshjes tekniku shkodran për këtë batutë shtoi: “Gjysma doli, tani shpresoj dhe besoj që të dalë edhe gjysma tjetër. Vllaznisë i duhet titulli për 105-vjetorin e saj”.

*Trajneri Cungu mbante një fanellë, ku kishte të dizenjuar disa nga emblemat e Shkodrës dhe emrin e këtij qyteti. *Shqetësim te stafi teknik dhe ai mjekësor pas përplasjes së Hakajt në minutën e 11-të. Më pas u konstatua se nuk bëhej fjalë për dëmtim serioz.

*Në minutën e 31-të trajneri Cungu tregoi se nuk e ka humbur klasin e dikurshëm, teksa ndalon një top shumë bukur, pas një goditjeje të fortë të Qarrit.

*Delaj ka mbetur përtokë në pushim të ndeshjes, kur lojtarët e stolit po bënin nxemjen mes pjesëve. Ai u godit në stomak nga një top i adresuar pa dashje nga shokët e ekipit, duke krijuar edhe panik për pak momente.

*Ovacione në momentin kur Smajli ngrihet nga stoli për të bërë nxemjen. Mbrojtësi ka munguar në 3 takimet e fundit dhe me Laçin u fut në fushë si zëvendësues.

*Gati 8 minuta vonoi fillimi i pjesës së dytë, sepse Myrta i Laçit, që do të aktivizohej nga stoli, nuk figuronte në protokoll. Ai nuk figuronte në listën e shkruar, por jo në sistem.

*Ujka shkon të festojë te tifozët ultras të Vllaznisë, të cilët e marrin si një tjetër provokim të bërë nga ana e tij, pas atij të fazës së tretë në Laç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"