Pikantet e Vllaznia-Erzeni/ Shkodranët bllokojnë në fushë gjyqtaren Rusta, tifozët shijakas janë përsëri protagonistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2022 | 23:25

Pikantet e Vllaznia-Erzeni/ Shkodranët bllokojnë në fushë gjyqtaren Rusta, tifozët shijakas janë përsëri protagonistë

 Vllaznia u ndëshkua në limite në ndeshjen ndaj Erzenit, ku një penallti e akorduar me VAR për shijakasit solli barazimin, por edhe kontestime të mëdha për kryesoren Rusta në Shkodër. “Panorama Sport” sjell momentet më pikante të kësaj sfide.

bandicam 2022-10-29 18-47-11-279

* Tifozët e Vllaznisë nuk janë të shumtë në shkallët e “Loro Boriçit”. Ndërsa ata të Erzenit kishin udhëtuar në numër të konsiderueshëm, rreth 400 tifozë po ndiqnin skuadrën e tyre në Shkodër.

* Gjyqtarja kryesore e ndeshjes ishte Emanuela Rusta. Hera e dytë që këtë sezon gjyqtarja nga Elbasani arbitron Vllazninë në “Loro Boriçi”.

* Josa, i pakënaqur me lojtarët e tij në një moment, ku skuadra nuk po arrinte të nxirrte dot topin përpara në sulm.

* Atmosferë e zjarrtë në “Loro Boriçi” nga ana e të dyja tifozërive ultras. Duke e bërë kështu duelin edhe më të bukur për t’u shijuar.

* Rusta merr shumë kohë për ta konfirmuar golin e shënuar në të 53-ën minutë nga Aralica. Ndërsa lojtarët e dy skuadrave kanë pritur për 3 minuta plot ankth, por më në fund është akorduar goli.

* Vërshëllima në të 61-ën minutë për Rustën që fal nga kartoni i dytë i verdhë që do të ishte i kuq për mbrojtësin Kriviçiç.

* Gol i parë me fanellën e Vllaznisë edhe për Esat Malën. Mesfushori merr një top nga mesfusha dhe duke shfrytëzuar shpejtësinë e tij e dërgon në rrjetë.

* Hakaj i ashpër me Markun, kjo pasi ky i fundit nuk i pason topin në një moment kur mëngjarashi është krejtësisht vetëm. Kjo sjell edhe acarimin e stafit kuqeblu.

* Gëzojnë edhe tifozët miq, kjo pas golit të shënuar nga ana e Nonatos që jep shpresë pas rezultatit provizor 2-1.

* Festë e çmendur e tifozërisë dhe ekipit të Erzenit në momentin kur u shënua goli i barazimit në të 100-ën minutë. Tifozëria mike merr notën më të lartë në “Loro Boriçi”, përgjatë gjithë takimit ata nuk kanë pushuar për asnjë minutë.

* Një vendim i marrë nëpërmjet konsultimit të pamjeve të VAR-it, për të cilën Rusta nuk hezitoi shumë të jepte vendimin e saj. Por barazimi i miqve ka acaruar tifozërinë shkodrane, e cila ka shpërthyer në ofendime kundër gjyqtares, e cila mban stemën e FIFA-s. Pas ndeshjes, ajo u detyrua të qëndronte disa minuta në fushë bashkë me asistentët e saj, për shkak të acarimit të tepruar të tifozëve në tribunën qendrore, të cilët pretendonin se ajo kishte gabuar duke dhënë vendimin për penalltinë me të cilin u barazua ndeshja.

* Barazimi i parë mes Vllaznisë dhe Erzenit, teksa në nëntë përballjet e para asnjë ndeshje nuk kishte përfunduar barazim.

PANAORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"