Pikantet e Tirana-Korabi/ U luajt nê fushë me bar të tharë. Bardheblutë me gjysmën e titullarëve si tifozë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 10:05

Pikantet e Tirana-Korabi/ U luajt nê fushë me bar të tharë. Bardheblutë me gjysmën e titullarëve si tifozë

Ndeshja mes Tiranës dhe Korabit ka tërhequr pak spektatorë në stadium për arsye të ndryshme. Në vijim, mund të lexoni pikantet e kësaj sfide që u zhvillua në kushte ekstreme për shkak të terrenit.

WhatsApp Image 2024-01-24 at 12.36.10 PM

-Fusha e “Selman Stërmasi”-it ishte në gjendje të mjerueshme, gjysma e saj e tharë. Ndeshja është luajtur në një terren që nuk gjendet as në fshatrat e humbur të Shqipërisë.

-Pas shumë kohësh Gentian Selmani stërvitet me portierët e tjerë të skuadrës. Gardiani së shpejti mund të jetë pjesë e skuadrës së parë.

-Batutat e tifozëve nga Peshkopia janë nga më të ndryshmet në fillim të takimit. Njëri prej tyre ia jep: “O Kumbaçe do ta eliminosh Tiranën?”.

-Jo më shumë se 250 tifozë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur sfidën e Kupës Tirana-Korabi. Orari i keq dhe mesjava siç duket kanë frenuar tifozët.

-Në minutën e 30-të në stadium vijnë grupimi “Tirona ultras forever”. Mirëpo, tifozët largohen në minutën e 45-të, duke çuditur gjithë stadiumin, pasi qëndruan vetëm 15 minuta. Në rrjetet sociale ata kanë sqaruar se ishte një formë proteste kundrejt mbylljes së sektorit për ultrasit “Capital Crew”. Këta të fundit kanë premtuar tashmë rikthimin me një emër të ndryshuar për të mos penalizuar klubin.

-Presidenti Refik Halili ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur sfidën e Kupës së Shqipërisë.

-Në tribunë ishin gjysma e titullarëve, duke filluar nga Jonuzi e Përgjoni. Doka ishte i skualifikuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"