Pikantet e Teuta-Erzeni/ Tension mes Zekës e Gjumsit, nordikët tifozë në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2023 | 17:55

Pikantet e Teuta-Erzeni/ Tension mes Zekës e Gjumsit, nordikët tifozë në Durrës

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme në Durrës. bandicam 2023-10-08 19-33-19-284

* Në orën 16 e 20 minuta të parët që shkelin tapetin e stadiumit “Niko Dovana” ishin lojtarët e Teutës. Pak minuta më vonë nuk munguan edhe shijakasit, të ndarë mes titullarëve dhe pjesës së lojtarëve të stolit.

* Ndeshja nisi me dy minuta vonesë për shkak se kishte një të çarë rrjeta e portës në krahun jugor të qytetit. Menjëherë punëtorët e stadiumit e rregulluan në kohë dhe Xhaja vërshëlleu startin.

* Deliallisi gjatë gjithë kohës është shumë impulsiv dhe ka pakënaqësi për veprimet e futbollistëve të tij në mbrojtje.

* Disa turistë nga vendet nordike, që kishin ardhur për të vizituar Durrësin, përfituan për të parë nga afër një ndeshje të kampionatit shqiptar. Shkuan pranë sportelit dhe prenë biletë për në tribunën qendrore. “O Daci, o Daci, po shkoji more djal atij, mos qëndro aty po bëji presion kur merr topin”, dëgjohet Edi Martini nga panika duke këshilluar sulmuesin të jetë më aktiv.

* Ka tension në fushë mes Gjumsit dhe Zekës. Lojtarët gati sa nuk përplasen fizikisht, por ndërhyn pjesa tjetër e lojtarëve për t’i qetësuar.

* Të pranishëm në “Niko Dovana” ishin dhe presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, më drejtorin Haris Fakiç, po ashtu dhe presidenti i Egnatias, Agim Dermozi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"