Pikantet e sfidës Laçi-Vllaznia/ Tifozët kapen me Boshnjakun, Qato kthehet pas 10 muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 20:26

Pikantet e sfidës Laçi-Vllaznia/ Tifozët kapen me Boshnjakun, Qato kthehet pas 10 muajsh

Interesimi për ndeshjen e zhvilluar në Laç ishte i ulët, por megjithatë të pranishëm ishin rreth 400 tifozë, ku një pjesë e mirë e tyre kishin udhëtuar nga Shkodra për të mbështetur Vllazninë.BNCBC

* Në minutën e 52-të, ultrasit kuqeblu hodhën flakadanë në fushë dhe ndeshja u ndërpre për pak çaste. Në këtë moment, ata nuk kursejnë as mesfushorin kosovar, Lorik Boshnjaku, pasi largoi një prej flakadanëve nga fusha e lojës. Lojtari u ofendua nga tifozët e vet dhe kjo la një përshtypje jo të mirë.

* Ndërkohë, ndeshja e djeshme ishte e veçantë për mesfushorin e Laçit, Klinti Qato, i cili rikthehej të luante në Superiore pas plot 10 muajsh larg fushave si pasojë e një dëmtimi të rëndë që pësoi në verën e vitit të kaluar. Ai kishte që në majin e 2022-shit pa zbritur në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"