Pikantet e ndeshjes Teuta-Tirana/ Ambulanca në fushë, panik dhe emocione të forta në “Niko Dovana”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 10:18

Pikantet e ndeshjes Teuta-Tirana/ Ambulanca në fushë, panik dhe emocione të forta në “Niko Dovana”

Sfida Teuta-Tirana kishte edhe momentet e saj pikante, të cilat “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.Collage Maker-08-May-2023-10-14-AM-7222

-Pjesa e parë përfundon me rezultatin 0-0, ndërsa pas 45 minutave në fushë futet ambulanca. Konkretisht afër tribunës së “Fanatics”-ave, sepse njëri prej tifozëve nuk ndihet mirë dhe kësisoj kërkohet ambulanca. Ai transportohet drejt spitalit, nga ku merr dhe ndihmën e specializuar.

-Kërkohet sërish ambulanca, këtë herë në tribunën ballore, ku qëndrojnë tifozët e Teutës, menjëherë stafi mjekësor shkon pranë tifozit, por gjithçka shkon mirë dhe loja nis sërish.

-Alarmohen skuadrat, sepse Kuro rrëzohet në fushë, pasi del në sulm për skuadrën durrsake. Të dyja stafet e skuadrave i shkojnë në ndihmë futbollistit, i cili për fat merr veten.

-Në tribunën e “Niko Dovanës” kanë ardhur dhe disa menaxherë nga Tetova, pikërisht nga ekipi i Shkëndijës së Tetovës, të cilët ndoshta kanë piketuar ndonjë lojtar nga të dyja ekipet.

-Protesta të forta nga stoli i Tiranës, pasi arbitri ndëshkon me të verdhë Florent Hasanin. Është drejtori Osmani që kërkon llogari tek arbitri i katërt.

-Pasi Teuta shënon golin e dytë, te Tirana nuk u besojnë syve. Gjatë një momenti trajneri Shehi kthehet nga pankina dhe pyet: “Edhe sa lojë ka mo”.

-Festë në fund në kampin durrsak. Lojtarët mblidhen së bashku dhe festojnë për pak sekonda këtë sukses.

-Te Tirana ra heshtja. Të gjithë pasi përfundon ndeshja, hyjnë në dhomat e zhveshjes dhe shihen të mërzitur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"