Pikantet e Laçit-Kukësi/ Tension në fund, heroi i ndeshjes acaron vendësit. Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 18:26

Pikantet e Laçit-Kukësi/ Tension në fund, heroi i ndeshjes acaron vendësit. Ja çfarë nuk u pa në TV

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes mes Laçit dhe Kukësit, e cila u fitua me rezultatin minimal nga verilindorët.

bandicam 2022-10-01 15-20-32-588

* Sfida nis me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta pak ditë më parë të Miftar Gjicit, vëllait të Presidentit të Nderit të Kukësit, Safet Gjici. Të gjithë lojtarët e Kukësit luajtën me një shirit të zi në krah.

* Shkëndijat e para të lojës jepen që në start, teksa në minutën e tretë ka “xixa” midis Shqiprim Taipit dhe Zikos, pas një ndërhyrjeje të lojtarit të Kukësit. * Tifozët vendës nuk përmbahen në minutën e 58-të të lojës, duke shfryrë dufin e tyre me hedhjen e bidonëve në fushë.

* Fitorja ndaj Laçit ishte e 175-ta e Kukësit në “Abisssnet Superiore”, aty ku militon për të 11-in sezon radhazi.

* Lojtari më i ri i Kukësit, mauritanezi Mbarak mbajti të veshur fanellën me numër 70. Ndryshe nga lojtarët e tjerë, atij nuk i ishte shënuar emri, për shkak se ka ardhur ditët e fundit në skuadër.

* Autori i golit, Barbosa, tërbon lojtarët e Laçit në fund, duke e marrë shumë lehtë zëvendësimin për të fituar kohë. Janë lojtarët kurbinas që e shtyjnë për të lënë sa më shpejt fushën dhe në vend të tij u aktivizua Zivkoviç.

* Në fund ka edhe një përplasje të Peposhit me Zikon, me këtë të fundit që shtrihet në tokë, duke pretenduar për një goditje ndaj tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"