Pikantet e Flamurtari-Tomori/ Tarracat plot, Longo në tension. Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2023 | 21:41

Pikantet e Flamurtari-Tomori/ Tarracat plot, Longo në tension. Ja çfarë nuk u pa në TV

Mbyllja e stadiumit “Flamurtari” deri në fund të sezonit nga FSHF-ja ka detyruar tifozët që edhe ndeshjen e djeshme ta ndjekin nga tarracat e pallateve dhe ballkonet e shtëpive të tyre pranë impiantit. Në stadium kishte prezencë të shtuar të familjarëve dhe bashkëshorteve të futbollistëve, kryesisht të Flamurtarit.

465465

– Në tribunën qendrore nuk ishte as Sinan Idrizi. Edhe presidenti është i dënuar, ashtu si tifozët. Në vend të tij ishin ulur përkrah drejtuesve të Tomorit, Sokol Kushta dhe Eqerem Memushi. Në tribunë edhe deputetë të Vlorës, të mazhorancës dhe opozitës.

– Drejtori i Flamurtarit Alfred Ferko ka preferuar ta shikojë ndeshjen në këmbë, poshtë tribunës.

– Edhe Albi Metani i huazuar nga Flamurtari te Turbina ndoqi dje ndeshjen.

– Në pushim të pjesës së parë, vaditet me ujë fusha e stadiumit. Kameramani Algert Harizi dëgjohet të thotë: “Plasën ujërat këtej. U thoni atyre të ujësjellësit të vijnë t’i mbyllin”.

– Trajneri Diego Longo në tension gjatë gjithë ndeshjes. Në një moment i tërheq vëmendjen Oliveirës gjatë një aksioni. “Indio ec para…”. Por braziliani nuk e dëgjon. Në këto momente italiani shihet duke “ngrënë” thonjtë.

– E ndërsa do të zëvendësonte Floresin dhe Oliveirën, trajneri Longo i fërshëllen gjyqtarit për të bërë ndërrimet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"