Pikantet e Erzeni-Korabi/ Dyndje trajnerësh, lojtarët priten si heronj në qytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 21:43

Pikantet e Erzeni-Korabi/ Dyndje trajnerësh, lojtarët priten si heronj në qytet

Stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit ishte si kurrë më parë dje, teksa në Erzeni-Korabi pati 3800 të pranishëm (3000 shijakas dhe 800 dibranë). “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes.

351947393_299227255772873_6353896367506472953_n

* Trajnerë të shumtë dhe ish-lojtarë ishin mbledhur dje në tribunën qendrore për të ndjekur Erzeni-Korabi, teksa bëhet fjalë për emra të njohur si Orges Shehi, Stavri Nica, Bekim Kuli, Emiliano Çela, Dorjan Bubeqi etj. Ndërsa nga futbollistët në aktivitet ishin Valentino Murataj, Blerim Kotobelli, Ergys Peposhi, Gentian Selmani, si dhe ish-ët e Erzenit: Albi Xhebrahimi, Elton Vata dhe Mario Teqja.

* Mesfushori i Erzenit, Adnard Mehmeti, ndërroi këpucët vetëm pak minuta pas fillimit të ndeshjes, gjë që i solli fat pasi ishte ai heroi i takimit, duke shënuar në fillimin e shtesës së parë.

* Në minutën 84-t tifozët e Erzenit në tribunën qendrore irritohen shumë me kryesorin Hamiti, i cili akordoi një rivënie fundore në favor të Korabit, ndërkohë që ishte për shijakasit.

* Në minutën e 102-të, anësori Elvis Gjoka u afrua në mesin e fushës, duke u ankuar te kryesori se në drejtim të tij po hidheshin sende.

* Dy orë pas përfundimit të ndeshjes, autobusi i Erzenit mbërriti në Shijak dhe në qendër të qytetit pati festë me tifozët e shumë të që kishin dalë për të pritur si heronj idhujt e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"