Pikantet e Erzeni-Egnatia/ Ngec sistemi, VAR-i vonon 9 minuta Rustën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2023 | 19:27

Pikantet e Erzeni-Egnatia/ Ngec sistemi, VAR-i vonon 9 minuta Rustën

Dy ditë rresht shi, por sërish kompleksi “Arena e Demave” ishte një ambient fantastik për zhvillimin normal të ndeshjes. Një gatishmëri e plotë e stafit ndihmës për të vënë nën kontroll ujin e krijuar nga shirat. “Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante nga takimi Erzeni-Egnatia që u luajt në kryeqytet.

WhatsApp Image 2023-11-06 at 19.31.48

* Dy trajnerët e skuadrave, Alfred Deliallisi i Erzenit dhe Edlir Tetova i Egnatias bashkoheshin së bashku si lojtarë në sezonin 2009-’10 kur luanin si futbollistë te Kamza, po kështu edhe Anteo Osmanllari dhe Donald Mëllugja i bashkon Burreli, kur ishin shokë të një skuadre.

* Aleksi që në këtë ndeshje nuk luajti e ndoqi takimin nga dritaret e lokalit të stadiumit dhe në vendin e tij luajti Donald Mëllugja. Të dy janë përshëndetur me njëri-tjetrin nga distanca, por nuk ka mjaftuar me kaq. Aleksi e ka ngacmuar me shenja edhe në kohën kur ai po jepte intervistë para kamerave.

* Një moment i çuditshëm pa ndodhur në minutën e 84-t të takimit sa i përket sistemit VAR. Një ndërhyrje e Fangajt në dyshim për karton të kuq, detyron kryesoren Emanuela Rusta që të shkojë pranë monitorit për të parë pamjet. Por, në atë moment sistemi pësoi një bllokim të pamjeve dhe kjo zgjati për rreth 9 minuta, çka nuk u pëlqye nga lojtarët të cilët po ftoheshin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"