Pikantet e Egnatia-Teuta/ Demrozit i del huq festa, tifozët korrigjojnë Ndrecën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 13:13

Pikantet e Egnatia-Teuta/ Demrozit i del huq festa, tifozët korrigjojnë Ndrecën

428706005_376270005190966_4503023036603637924_n

*I gjithë dueli Egnatia-Teuta i luajtur në stadiumin “Arena Egnatia” u luajt me praninë e reshjeve rë shiut ku shpesh herë lojtarët rrëshqisnin, duke humbur ekuilibrin.

* Pavarësisht se shiu nuk pushoi për asnjë moment asnjë nga dy trajnerët Tetova e Martini nuk u ulën në stol por përpiqeshin të motivonin lojtarët në fushën e lojës.

* Ndreca godet fluturimthi në minutën e 22-të, por goditja e 29-vjeçarit kaloi ngjitur me shtyllën. Trajneri Edlir Tetova i tërheq vëmendjen mbrojtësit të majtë duke i thëne: “çoje topin në zonë o Ndrece”.

* Te dy golat presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, i festoi me miqtë e tij ne stadium, por dy herë u pa i zhgënjyer, pasi arbitri i anuloi golat e Egnatias.

* Melih Ibrahimoglu dhe Rezart Rama u duartrokitën nga tifozët vendës në momentin kur u zëvendësuan në minutën e 74-t sikur të kishin shënuar gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"