Pikantet e Egnatia-Partizani/ Ndrecës i del fjala, Aleksi provokon me dylbitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 11:43

Pikantet e Egnatia-Partizani/ Ndrecës i del fjala, Aleksi provokon me dylbitë

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme mes Egnatias dhe Partizanit, e luajtur në Rrogozhinë.

WhatsApp Image 2024-04-14 at 23.28.34

* Ndeshjen Egnatia- Partizani e ndoqi në tribunën VIP ishpresidenti i Republikës, Ilir Meta. Ai u pa të bisedonte me të dy presidentët e klubeve respektive.

* Edison Ndreca shkëmbeu batuta në fillim të sfidës me Valentino Murataj duke i thënë këtij të fundit se do ta mundë në këtë ndeshje Në fund i doli fjala.

* Tifozët e Partizanit provokuan Albano Aleksin, duke i kujtuar edhe të shkuarën e tij me Tiranën. Në fund mesfushori nuk i kurseu provokimet, duke bërë me duar shenjën e dylbive. Me këtë ai i referohet renditjes dhe një deklarate të bërë javë më parë nga trajneri Tetova pas një ndeshjeje me Partizanin.

* Tifozët e Egnatias vendosën një banderolë me foton e Edlir Tetovës, pasi trajneri rrogozhinas kishte ditëlindjen ditën e djeshme. Në fund fitorja rezultoi dhurata perfekte.

* Xhuliano Skuka shpërtheu në lot në fundin e sfidës, Murataj shkoi ta inkurajoi shokun e skuadrës. Edhe Marçelino Preka u pa mjaft i zhgënjyer pas fërshëllimës së fundit të Latës.

* Trajneri i Egnatia u pa i revoltuar në pjesën e dytë me arbitrin kryesor Laver Alla. Tekniku i rrogozhinasve u dëgjua t’i thoshte lushnjarit: “O Laver, jep një faull se na more më qafë”.

* Buxhelaj u irritua me Zejnullain, teksa lojtari i Egnatias qëndroi gjatë i shtrirë në tokë, pas një kontakti me Muratajn.

* Topa me shumicë në fushë në minutat shtesë. Tek Egnatia përpiqeshin në çdo mënyrë të shpenzonin sekonda dhe sa largohej një top i dytë, zbarkonte tjetri.

* Fernando shënoi të tretin për Egnatian, por më pas Alla e anulon. Gjithsesi, gjatë festës braziliani ia dedikon golin të ndjerit Rafael Duamena.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"