Pikantet e Dinamo-Skënderbeu/ Sherr në fund mes lojtarëve, Behiratçe e ka me arbitrin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 11:50

Pikantet e Dinamo-Skënderbeu/ Sherr në fund mes lojtarëve, Behiratçe e ka me arbitrin (VIDEO)

Ndeshja Dinamo-Skënderbeu u shoqërua me momente që ranë në sytë e të pranishmëve në stadiumin “Niko Dovana”, ku veçohet tensioni mes lojtarëve të dy skuadrave pas sinjalizimit për fundin e ndeshjes. “Panorama Sport” sjell disa prej këtyre momenteve:

WhatsApp Image 2024-04-01 at 11.43.09 (1) (1)

* Presidentët e dy skuadrave, Adrian Bardhi i Dinamos dhe Ardjan Takaj i Skënderbeut, e ndoqën ndeshjen në shoqërinë e njëri-tjetrit.

* Në pak minuta Luis Kaçorri përjetoi kënaqësinë e golit dhe më pas dëshpërimin e dëmtimit. Sulmuesi blu u duartrokit në momentin e zëvendësimit, ashtu si dhe Qefalija.

* Në pjesën e dytë, kur gjyqtari Lata toleroi disi lojën e ashpër, Behiratçe iu drejtua kapitenit Hoxha që të shkonte t’i kërkonte “llogari” atij. Reagimi i mbrojtësit erdhi pas një goditjeje me bërryl ndaj Denisonit në kokë. Pastaj Behiratçe diskutoi direkt me gjyqtarin kryesor, me këtë të fundit që i shpjegoi vendimin e tij.

* Pas përfundimit të ndeshjes pati një moment tensioni mes lojtarëve në fushë, me protagonistë Alian te Skënderbeu dhe Smaçin te Dinamo. Mesfushori blu u kap fillimisht me Gërçon, pastaj u përfshi edhe “gardiani” i korçarëve. Më pas situata u qetësua dhe lojtarët u sqaruan me njëri-tjetrin dhe shtrënguan duart në tunel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"