Pikantet Besa-Flamurtari/ 100 tifozë, kryesori “mbron” vlonjatët nga një gabim teknik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2023 | 22:10

Pikantet Besa-Flamurtari/ 100 tifozë, kryesori “mbron” vlonjatët nga një gabim teknik

– Përballeshin dy ekipe me emër në futbollin shqiptar, por nuk pati më shumë sesa 100 spektatorë. Me situatën që po kalon Besa, ka rënë edhe interesimi i tifozëve.

BESA-FLAMURTARI

– Mungoi në këtë takim administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi. Por nuk mund të ndodhte kështu me Nexhat Bizhdilin e Besës, që e ndoqi sfidën së bashku me homologun e tij të Egnatias, Agim Demrozi.

– Vetëm 1 minutë para se të shënonte gol, D.Pjeshka u thirr e u këshillua nga trajneri Emiljano Çela pranë vijës anësore, çfarë rezultoi me fat për mbrojtësin.

– Fabjan Beqja shënoi vetëm 1 minutë pasi kishte hyrë në fushë në goditjen e parë të tij.

– Si asnjëherë më parë, në tribunën VIP pati mjaft tifoze femra. Shumica në fakt ishin bashkëshortet e futbollistëve të huaj të Besës apo Flamurtarit.

– Me Besën u aktivizua për herë të parë në këtë sezon edhe Myslim Ramilli. Ai u fut si zëvendësues i qendërmbrojtësit, ndërkohë që Skerdian Perja e ndoqi nga tribuna ndeshjen.

– Kryesori Indrit Myrtja “mbrojti” Flamurtarin nga një gabim teknik. Ishte minuta e dytë e shtesës, kur pranë gjyqtarit të katërt shkojnë dy futbollistë të kuqezinjve për ndërrim, Mrdja dhe Mateus. Arbitri nga Shkodra duket se për miqtë që kishin kryer tashmë 4 ndërrime, nuk i lejon të dy, por vetëm njërin prej tyre të hyjë si zëvendësues. Ndërkohë që i katërti, ngriti dy tabelat për 2 ndërrime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"