Pikantet Besa-Elbasani/ Kavajasit tërhiqen për tifozët, ndeshja nisi 12 minuta më vonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2023 | 23:33

Pikantet Besa-Elbasani/ Kavajasit tërhiqen për tifozët, ndeshja nisi 12 minuta më vonë

– Besa tërhiqet në momentin e fundit. Ndonëse njoftuan se nuk do t’u shisnin më shumë se 30 bileta tifozëve të Elbasanit, ndryshe vepruan. Ultrasit verdheblu nuk iu bindën kësaj thirrjeje, në fakt, dhe gati 200 veta udhëtuan drejt Luzit, atje ku do të luhej java e 5-të e Kategorisë së Parë.

Elbasani

Dhe nuk u doli keq, pasi u futën në stadium. Drejtuesit kavajas u dorëzuan kur panë që deri para se të niste ndeshja, tribunat nuk ishin mbushur. Pas ndërhyrjes së kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja, presidenti Nexhat Bizhdili u bind dhe tha: “Derisa ka vende, le të futen…”

– Duke përfituar edhe nga vonesa e autoambulancës, u fitua kohë që të shiteshin biletat e mbetura për tifozët e Elbasanit. Kjo gjë bëri që ndeshja të niste 12 minuta me vonesë.

– Kjo është ndeshja e parë në historinë e dy klubeve. Shumëkush mund të habitet me këtë pjesë, por çështja është që po flasim për Elbasanin e ri, i cili është krijuar vetëm para tri vitesh dhe jo të vjetrin që nuk ekziston më.

– Bashkë me ekipin, në Luz kishte udhëtuar edhe kryebashkiaku i Elbasanit. Gledian Llatja e pa ndeshjen në tribunë, bashkë me administratorin Mareglen Çoku. Në anën tjetër ishte presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, si dhe shumë figura të futbollit e trajningut elbasanas e atij kavajas.

– Nexhmedin Haxhiu ndjek Besën. Një nga menaxherët më të njohur në Kosovë, që solli te verdhezinjtë në sezonin 2009-2010 emra si Dragusha, Leci, Berisha, Murriqi, Krasniqi dhe Jashanica, u pa dje në krah të presidentit të kavajasve.


View this post on Instagram

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"